Të dielen Akademi përkujtimore
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë, ka njohtuar mediet se nën patronatin e Akad. Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizon Akademi Përkujtimore në nderim të veprës dhe kontributit jetësor të veprimtarëve të saj të martirizuar: Prof. dr. Bardhyl Çaushi, Prof. Mark Malota, Avokat Urim Rexha, Prof. Gjergj Sokoli.
Akademia do të mbahet më 24 Mars, 2013 ( e Dielë ), në Pallatin e Kulturës “ Asim Vokshi “, në Gjakovë, duke filluar në ora 11:00, thuhet ne njohtimin e Deges se LDK-se ne Gjakove.