Saturday, December 28, 2024
Sporti

Të dielen Garat në automobilizmin malor Kusar-Goden

Federata Auto-sportit te Kosovës  në bashkëpunim me Autoklubin HCR Gjakova, të dielën organizojnë kampionatin e garave malore në automobilizëm. Gara do të mbahet në rrugën Kusar-Goden, me fillim në ora 12.00. Do të jetë një sfidë për “meraklitë” e ngasjes së shpejtë të cilët do të sfidojnë veten mes shtegut me bukurinë e rrallë të zonës së Hasit. Shtegu do të jetë 2.6 kilometra dhe gara do të zhvillohet në disa kategori. Kryetari i klubit organizator, Bujar Gola tha se përgatitjet janë bërë gjatë gjithë javës për këtë garë të cilën mëtojnë ta bëjnë tradicionale. Ai tha se organizimin më të lehtë e ka bërë edhe përkrahja e komunës së Gjakovës si dhe sponsorëve.

Udhëheqësi i ekipit organizator, Gola, i cili është edhe garues, tha se presin që gara të jetë e fortë me pjesëmarrje edhe të automobilistëve nga Maqedonia e Zvicra. Klubet gjakovare në këtë garë, përveç Bujar Golës do të prezantohen nga Yll Rogova, Leonit Thaqi, Besfort Hana, Kastriot Gjini si dhe veteranët, Sali Nikoliqi, Shyqeri Zatriqi e Gaspër Kaqinari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *