Të hënën hapet fabrika për prodhimin e çantave
Zyra për informim e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se të hënën, do të zhvillohet ceremonia e hapjes solemne të Kompanisë “Key One” nga Italia e cila do të merret me prodhimin e çantave dhe pajisjeve nga galanteria e lehtë për brendet e njohura ndërkombëtare.
Në ketë hapje solemne do të marrë pjesë Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila, Ambasadori i Republikës së Italisë ne Kosovë Zt. Michael Louis Giffoni, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe organizata biznesore.
Hapja solemne e kompanisë “Key One” do të bëhet në Gjakovë, në orën 11:00, në dalje të Gjakovës, magjistralja Gjakovë – Prizren.