Friday, April 5, 2024
AktualeLajme

“Thirrjet e nënave” dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! protesta në Gjakovë

Thirrjet e nenanve

Të dielën më  06.01.2013 nga ora 08:00 ka filluar një proteste para kishës ortodokse qe ndodhet ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë. Numri i protestuesve ishte rreth 20 personave të cilët mbanin në duar disa fotografi të personave të zhdukur dhe të vrarë gjate luftës së fundit në Kosove, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

Sipas tyre, ë mesin e protestuesve kishte edhe aktivist lokal të lëvizjes “Vetëvendosje”,dhe protestuesit ishin vendosur në hyrje të kishës ortodokse serbe. Këta protestues kishin si qellim të bënin te pa mundur vizitën e paralajmëruar të rreth 50 serbeve te cilët ishin në rrugë e sipër me një autobus për te vizituar kishën ne ketë lokacion.

Rreth orës 10:00 pas disa negociatave që kanë bërë policia me protestuesit për tu larguar nga hyrja,këta të fundit kanë refuzuar të largohen nga porta e kishës,dhe të njëjtit si shenjë refuzimi për tu larguar janë ulur në tokë duke bërë të pa mundshme hyrjen ne objektin e kishës. Policia bazuar në parime dhe proceduar janë detyruar që t’i largojnë duke përdorur forcën e arsyeshme minimale dhe protestuesit janë zhvendosur rreth 20 metra nga hyrja e kishës ku është lejuar të vazhdojnë me protestë pa penguar hyrjen ne kishë. Në ora 10:20 ne kishe ka arritur autobusi me pelegrinë serbë,te cilët janë futur brenda objektit dhe kane qëndruar gjere ne ora 11:50, dhe pas përfundimit të ceremonialit, autobusi me serb është larguar ne drejtim te Deçanit .

Kjo vizitë e tyre ka kaluar pa asnjë incident, njëherit pas përfundimit te vizitës edhe protestuesit janë larguar të qetë,dhe gjate protestës nuk ka pasur te lënduar e as te ndaluar, përfundon komunikata e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë

 

Ndërkaq në njohtimin e Lëvizjes Vetvendosje! thuhet se  Shoqata “Thirrjet e nënave” dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së bashku me qytetarë të Gjakovës bllokuan të dielen, hyrjen e Kishës Ortodokse në Gjakovë, për të pamundësuar ardhjen e  kriminelëve serbë të Gjakovës, të infiltruar në grupin e pelegrinëve