Thursday, June 6, 2024
AktualeLajme

”Thirrjet e Nënave” falënderon pjesëmarrësit e protestave

protestaShoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë të mërkurën përmes një komunikate kanë falënderuar gjithë protestuesit kosovar për shkarkimin e Jabllanoviqit. Kjo shoqatë ka bërë një kronologji të ngjarjeve.
“Me rastin e vizitës së pelegrinëve serb në komunën e Gjakovës me 6 janar me vetorganizimin e shoqatës ”Thirrjet e nënave”dhe degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakove ju pamundësua hyrja e pelegrinëve serb në kishën ortodokse në Gjakove dhe pas kësaj revolte ministri Jablanoviq, nënat gjakovare i quajti egërsira. Me këtë rast pas këtij ofendimi me 10 dhe 17 janar u mbajtën protesta ne Gjakove me mbi 15 mije protestues nga të gjitha vendet e Kosovës”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Më 27 janar protestë gjithë popullore që eskaloi në dhunë mes protestuesve dhe policisë, ku u lënduan shumë protestues dhe policë, u burgosen me dhjetëra protestues ku edhe sot mbahen neper burgje te Kosovës.
“Shoqata”Thirrjet e nenave” në Gjakovë bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të djemve që u burgosen në protestën e fundit”, thuhet në komunikatën e shoqatës Thirrjet e nënave”..