Uji rrjedhë në kroje në temperatura 37 gradë
Në rrethanat e vështirësuara klimatike për shkak të temperaturave të larta të ajrit, të cilat shkojnë deri në 37 gradë celciuz, vazhdon furnizimi konstant me ujë të pijes i rreth 250 mijë banorëve të Gjakovës, Rahovecit dhe disa fshatrave të Prizrenit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi. Liqeni është në kuotat normale për këtë sezon ndërsa në Stacionin e filtrimit po punohet me angazhime të shtuara. Mirëpo për shkak të konsumimit tej mase të ujit e bashkë me te edhe të keqpërdorimit në disa mjedise, ka vështirësi për çka po pësojnë banorët e shumëkatësheve.
Në kompaninë Radoniqi thonë se janë duke punuar me kapacitete të plota prodhuese dhe se garantojnë furnizim cilësorë por kërkojnë që në rrethanat e vapës së madhe, uji të kursehet dhe të mos keqpërdoret. Ndryshe ekipet e kontrollit janë vazhdimisht në teren për të marrë masa ligjore ndaj keqpërdoruesve të ujit të pijes.(