Friday, April 26, 2024
Lajme

Universiteti i Gjakovës titullin “Doctor Honoris Causa” për Wesley K. Clark

Univeziteti “Fehmi Agani”,  do të nderoi kontributin e madh për paqe në Kosovë, të ish gjenaralit të Natos, Wesley Clark. Me rastin e  shënimit të  10 vjetorin të  themelimit do të bëjë  ndarjën e titullit të nderit Honoris Causa, për  gjneralinWesli Clark.  Të kujtojmë se gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë. Ish-gjenerali i NATO-s, Ëesley Clark kishte deklaruar se intervenimi i NATO-s në Kosovë më 24 mars të vitit 1999 ka ndryshuar historinë e botës dhe  se me këtë intervenim botës i është dhënë dritë dhe shpresë.

U.D. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ka thënë se në bashkërendim me Senatin e Universitetit “Fehmi Agani” kanë marr vendim për t’i dhënë titullin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralit Wesley K. Clark për përkushtimin, kontributin dhe ndihmën e tij dhënë Kosovës në kohën e luftës në Kosovë.

Ndryshe për Universitetin e  Gjakovës, “Fehmi Agani”, ky jubile paraqet 10 vjet edukim, cilësi dhe arritje. Sipas agjendes, shënimi I përvjetorit do të nisë paradite me homazhe te varri i prof. Fehmi Agani si dhe me mbjelljen  e 10-të fidanëve në objektin e rektoratit. Ndryshe në ceremoninë solemne të shënimit të  10 vjetorit të themelimit të Universitetit të Gjakovës, në shkollën e muzikës Prenk Jakova,  të hënën me fillim në ora 12, pritet të marrin pjesë edhe mysafirë të shumtë ndërsa ky solemnitet do të shoqërohet me ndarjen e mirënjohjeve për gjitha ata që kontribuan në rritën e Universitetit Fehmi Agani në këtë dekadë,  si dhe do të shoqërohet me disa pika artistike .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *