Friday, April 5, 2024
Sporti

Vellaznimi në kërkim të lojes së vet!

KF VellaznimiNë kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri të superligës së futbollit të Kosovës, Vëllaznimi te merkuren pasdite në stadiumin e qytetit  zhvilloi edhe një ndeshje stërvitore, kësaj radhe me Deçanin. Ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 1 me golat që i shënuan: Gjergj Bushaj, Luigj Buqaj dhe Valon  Kasapi nga penaltia. Ishte kjo ndeshja e dytë stërvitore pas asaj me Rahovecin (1:0) që i ka shërbyer shtabit teknik  për  të konsoliduar njëmbëdhjetëshin më të mirë. Ka ngelë edhe diçka më shumë se një javë, deri në fillim të kampionatit të ri, ndërsa Vëllaznimi duket se ka ende zbrazësi në koordinimin e reparteve që duhet ti tejkaloi me sa më shumë lojëra dhe me kundërshtarë të barabartë.
Për të shtunën është planifikuar të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër stërvitore, kësaj radhe me Istogun, skuadër kjo që ka hyrë në elitën e futbollit kosovar.