Friday, March 29, 2024
Sporti

Vëllaznimi sa për të luajtur, Luftëtari synon Ligen e parë

Të dielen  në terrenet e futbollit në Kosovë, me ndeshjet e fundit të stinorit pranveror  bie perdja e kampionatit të superligës së futbollit kosovar, që për Vëllaznimin ishte një kampionat i varfër sa i takon rezultateve. Kjo bëri që skuadra gjakovare të largohet nga kjo elitë dhe për një vit ti bashkohet skuadrave të ligës së parë. Ndeshjen e fundit Vëllaznimi e zhvillon në stadiumin e qytetit në Gjakovë  nesër prej orës 17.00 ku për ballë do të ketë Hajvalinë.  Derisa Vëllaznimi i pozicionuar në pozitën e njëmbëdhjetë ka humbur statusin e anëtarit të superligës,  klubi i futbollit Luftëtari i Brekocit, i pozicionuar në pozitën e dytë në tabelën klasifikuese të Ligës së Dytë futbolistike të Kosovës,  do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e barazhit për tu inkuadruar në Ligën e parë futbolistike të Kosovës. Inkuadrimi i Luftëtarit në Ligën e parë do të jetën një nga sukseset më të mëdha të këtij klubi nga komuna e Gjakovës.