Tuesday, March 26, 2024
AktualeLajme

Zbresin temperaturat – shi e mjegull

Gjatë 24 orëve të shkuara territorin e komunës së Gjakovës e ka përfshirë një mot me reshje shiu pas të cilit sot kanë rënë dukshëm temperaturat e ajrit. Mëngjesi i sotëm në Gjakovë ka zbardhur me mjegull dhe me temperatura nën 10 gradë celciuz,  që paraqet një ndryshim të madh krahasuar me mëngjeset e mëparshme duke paralajmëruar kështu ardhjen e shpejtë të  stinës së vjeshtës.

misriShiu ka ndërprerë edhe një herë përkohësisht fushatën e korrjes së misrit, atë të grumbullimit të perimeve , të  vjeljes së rrushit  e mollës, ndërkohë që në anën tjetër ka lënë në pushim njëditor fermerët të cilët kanë filluar që të përgatiten për mbjelljet e vjeshtës.

Prodhuesit e perimeve drojnë se kushtet e këtilla klimatike me vesën dhe mjegullën e fundit të  kenë rrezikuar prodhimtarinë perimtare e cila është në fazën përfundimtare.

Në komunën e Gjakovës këtë vit janë mbjellur rreth 4 mijë e 500 hektarë me misër, një mijë hektarë me perime të të gjitha llojeve ku dominojnë, specat, domatet, qepët e perime tjera si dhe rreth 150 hektarë me pemë, kryesisht mollë, kumbulla dhe rrush.(