Thursday, June 6, 2024
Sporti

Zhgënjim i radhës nga KB Vëllaznimi-Humb nga Peja 57:81

Në xhiron e 18-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, në Pallatin e Sporteve në Gjakovë KB Vëllaznimi pësoi humbje 57: 81 nga KB Peja. (15:15, 16:23, 15:18, 11:28), duke zhgënjyer tifozerinë.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen duke përfunduar kjo pjesë 15:15. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë deri në tre minutat e fundit të kësaj pjese, kur verdhezinjtë me një seri prej 0:9, shkruan në pushim mes pjesëve 31:38.

Në periudhën e tretë pejanët ishin më të mirë për një nuancë, duke e ngritur epërsinë, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 46:56. Në dhjetë minutat e fundit mysafirët vetëm sa e shtuan epërsinë dhe triumfuan 57:81. Te Vëllaznimi u dalluan Diamond Dod me dhjetë pikë e 14 kërcime dhe Atik Koshi me 11 pikë. Kuqezinjtë pas dy humbjeve të njëpasnjëshme tash kanë shtatë fitore e 11 humbje. Në xhironë e radhës janë mysafir të Golden Eagle Ylli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *