Zhgënjim pas humbjes së kombëtares së Shqiperisë
Gjakova sikurse gjithandej botës shqiptare dje dhe mbrëmë kanë jetuar me atmosferën e ndeshjes Shqipëri- Serbi. Pos që një numër i tifozëve gjakovarë kanë qenë në Elbasan në mbështetje të kombëtares, ku luajnë edhe tre gjakovarë, Lorik Cana, Burim Kukeli dhe Amir Abrashi, gjatë tërë ditës deri vonë në mbrëmje kanë parakaluar kolona veturash me valëvitjen e flamujve kombëtarë, ndërkohë që mbrëmë, edhepse binte shi, qendra e qytetit ka qenë e gjallëruar. Qindra qytetarë kanë përcjellë emocionet e ndeshjes para një ekrani të madh të ngritur në Parkun e qytetit, kurse të gjitha restorantet e kafeteritë kishin vënë projektorët për të krijuar atmosferën e këndshme sportive.. Gjithë kjo atmosferë u zbeh pas humbjes 2 me 0 në minutat shtesë duke shkaktuar zhgënjim tek tifozeria e kombëtares shqiptare. Shqipërisë i mbetet që të dielën të arkëtoi tri pikë ndaj Armenisë për tu bërë pjesë e Evropianit Franca 2016