GAP dhe BIRN për problemet infrastrukturore dhe të qeverisjes
“Mungesa e ujit të pijshëm në zonën e “Rekës së Keqe”,”Çarshia e vjetër” në qytetin e Gjakovës, mbeturinat në lumin “Krena”, ndriçimi publik, mungesa e fushave rekreative dhe shitësit ambulantë”, janë disa nga shqetësimet e banorëve që i ka prezantuar të mërkurën Instituti GAP dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN
BIRN-i ka ftuar qytetarët që të gjitha shqetësimet e tyre t’i adresojnë përmes platformës www.kallxo.com , pasi shqetësimet e tilla do t’u parashtrohen edhe kandidatëve për kryetarë komunash gjatë debateve paraelektorale.
Raportet e publikuara nga këto dy organizata do t’u dorëzohen të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash, me qëllim që ata të përfshijnë në programin e tyre zgjedhor edhe alternativat për zgjidhjen e këtyre problemeve