Friday, April 26, 2024
AktualeLajme

Akademi solemne për 28 nëntorin

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjakovës, në nderim të 28 Nëntorit-Ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të mërkurën  organizoi akademi solemne dhe koncert festiv . Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, akademinë solemne e hapi kryetari i Komunës, Pal Lekaj I cili theksoi rëndësinë e madhe që ka shënimi I kësaj date për popullin shqiptar. Foli me këtë rast edhe Azgan Haklaj, kryetar I Unionit Artistik të Kombit Shqiptar .

Më pas, Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nën dirigjimin e prof. Astrit Pallaska u prezantua me disa këngë . Morën pjesë edhe aktorët e shquar dhe të merituar Bruno Shllaku dhe Paskaulina (Gruda) Shllaku nga Shkodra si dhe doajeni i teatrit dhe filmit, aktori i shquar Hadi Shehu. Akademia u përmbyll me këngëtarin  Shkelzen Jetishi-Xeni.

Të enjten, në Ditën e Flamurit, pastaj në ditën e daljes publike të UCK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar  Adem Jashari, Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK_së në Gjakovë organizon homazhe tek guri memorial në parkun e qytetit, tek Busta e dëshmorit Agron Rama dhe në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë.