Wednesday, June 5, 2024
AktualeLajmeSporti

Ardian Kozniku dhe Besnik Hasi nderi i klubit Vellaznimi

Kozniku Hasi MimozaKlubi I Futbollit Vëllaznimi ka organizuar një solemnitet rasti të hënën në mbrëmje për të nderuar dy ish futbollistë  të skuadrës “kuq e zi” që kanë arritur majat e suksesit në futbollin ndërkombëtarë, Ardian Koznikun dhe Besnik Hasin si dhe për të përgëzuar suksesin e klubit me hyrjen në superligë dhe titullin e kampionit. Titulli erdhi pasi Komisioni I FFK-së nuk e ka rexhistruar rezultatin endeshjes Istogu-Liria.

 Vellaznimi me Koznikun dhe HasinKryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila u ka thënë futbolistëve të nderuar me mirenjohje, se ata janë krenaria e Gjakovës dhe i ka përgëzuar për sukseset e arritura në futbollin ndërkombëtarë.

Kozniku,  që tash e sa kohë jeton në Zagreb pasi ka pasur një rrugëtim të suksesshëm nga Gjakova deri  kampionatin botëror në Francë më 1998 me përfaqësuesen e Kroacisë duke qenë shqiptari I parë që ka marrë pjesë në një ngjarje të tillë botërore të futbollit, dhe Besnik Hasi që së fundmi duke drejtuar klubin mbretëror Anderchleht,  fitoi kampionatin belg, janë shprehur të lumtur me mirënjohjen e klubit Vëllaznimi, ku kanë nisur hapat e parë në lojën e futbollit.