Asamblea Komunale Debat i gjerë për shumë çështje të rëndësishme

asamblea 4Këshilltarët e asamblesë Komunale të Gjakovës në mbledhjen e kryesuar nga Dr. Lan Gola, kryesues i Kuvendit komunal ,  këtë herë ishin shumë të disponuar të dalin në foltore, gjë që nuk ka ngjarë herëve tjera. Anipse pati shumë replika, nganjëherë edhe akuza të ndërsjella,  dominoi kërkesa për një përpjekje për punë të përbashkët për të mirën e  qytetarëve dhe jo për interesa të ngushta partiake. ‘Të shikohemi e ta dëgjojmë njëri tjetrin si kolegë e jo si armiq,  sepse të gjithë jemi të zgjedhurit e popullit’, thanë disa nga këshilltarët.

Në fakt Asambleja Komunale e Gjakovës më 29 Prill 2014  ka  mbajtur mbledhjen e katërt për këtë vit në të cilën për më shumë se pesë orë janë shqyrtuar 13 pika të rendit të ditës. Duket të ketë qenë debati më i gjerë i këshilltarëve komunal  e që u quajt edhe si mbledhje rekorde për këtë punë.

Një prej pikave që ka zgjuar kureshtjen e asamblistëve për të diskutuar ishte Raporti vjetor financiar për vitin 2013. Për këtë pikë të rendit të ditës , Teki Shala, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka dhënë raportin vjetor financiar për vitin e shkuar, sipas të cilit komuna ka pas një buxhet prej 19 milion e 91 mijë euro. 84% e këtij buxheti ka qenë i plotësuar nga Grandi qeveritar, 12.25% nga mjetet vetanake-, 1.73% nga mjetet e bartura dhe 1.36 nga % nga Donatorët.

 Gjeresisht në numrin më të ri të revistes Gjakovapress