Wednesday, June 5, 2024
AktualeLajme

Austria mbështet projektet e Gjakovës

Mimoza-Kusari-Lila-priti-ambasadorin--e-Austrise-ne-KosoveKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila të hënën  ka pritur ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës, Johan Brieger, me të cilin ka shpalosur  idetë, projektet si dhe planet për zhvillim ekonomik, porse edhe në trashëgiminë kulturore. Theks të posaçëm, kryetarja ka patur edhe në përgatitjet për konferencën e donatorëve për Gjakovën ndersa  është shprehur edhe falënderuese për prezencën e deritanishme të shtetit austriak në Gjakovë, ku është potencuar mbështetja për  komunitetin RAE.

Nga ambasadori austriak, Johan Brieger është thënë se tani është një kohë e mirë për ndryshime në tërë Kosovën, sidomos në Gjakovë.

Austria ka qenë prezentë me projektet e veta në bashkëpunim me Komunën, ndërkohë që tani kemi ide të reja dhe më joshëse për ndryshime, dhe se gjithë këto ide dhe projekte për Komunën e Gjakovës do të jenë pjesë e këtyre ndryshimeve. Në bashkëbisedim me ambasadorin austriak, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka përmendur edhe qasjen në Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) në mënyrë që të dihet se çfarë ofron kjo agjenci në mënyrë që edhe të kërkohet për zhvillim ekonomik, në infrastrukturë dhe për shoqërinë civile. Nga ky takim ambasadori austriak, z.Brieger, ka vlerësuar kryetaren e Komunës së Gjakovës për projektet dhe idetë konkrete të cilat i ka dhe është shprehur se pritet që këto ide bashkërisht dhe në saje të bashkëpunimit edhe të konkretizohen.

”Jemi shumë të interesuar për fillimin konkret të realizimit të ideve” është shprehur ambasadori austriak në Kosovë, Johan Brieger.