Wednesday, October 4, 2023
AktualeKulturëLajme

“The Voice…” gjakovarët në gjysmëfinale

the voice 3
Foto facebook: Florenti, Vesa dhe Albi

Edhe një sukses i talentëve te muzikes nga Gjakova. Florent Abrashi, Vesa Smolica, dhe Albi Xhepa kanë kaluar të premten mbrema në gjysëmfinale të talent-shoë “The Voice of Albania”.
Vesa, e cila është në ekipin e Almës, u prezantua me këngën ‘Brand neë me’, ndërsa Florenti dhe Albi që janë pjesë e skuadrës së Sidrtit, u prezantuan me këngën “Purple rain”, respektivisht një miks të këngëve “Roadhouse Blues” dhe “Sëeet Home Chicago”.
Të tre gjakovarët vazhdojnë të jenë këngëtarët favorit për të fituar trofeun kryesorne gjysmefinalistet e pare te ‘The Voice of Albania 3’.
Si rodhi mbrëmja”
Ndryshe në e mbremjen e tretë live, te paret u ngjiten ne skene konkurrentet e skuadres se Almes. Nje Vese e krejtesisht e re ne pamje, por me te njejten potence ne ze, nisi kete mbremje me ‘Brand neë me’ te Alicia Keys. Vazhtuan, Ardiani me versionin e HIM te ‘Ëicked Games’, Bora me ‘Bag lady/Penitentiary philosophy’ te Erycah Badu dhe Dritani me ‘Mad Ëorld’ te Adam Lambert.
Ne perfundi, Alma shpetoi te parat Boren dhe Vesen. Vendimi final u mor me Ardianit e Dritanit, me kete te fundit qe preu bileten e mbetur per naten gjysmefinale.
Per skuadren e Sidritit, konkurimin e nisi Albi me nje miks te ‘Roadhouse Blues’ dhe ‘Sëeet Home Chicago’. Me pas ne skene u ngjiten, Xhejni me ‘Impossible’ te Christina Aguilera, Benjamini me ‘Can’t take my eyes off you’ te James Arthur dhe Florenti me ‘Purple Rain’ nga Prince.
Sidriti shpetoi fillimisht Albin dhe Florentin dhe ndau vendin e mebetur mes Benjaminit dhe Xhejnit. Kete here Xhejni nuk ia doli, duke e mbyllur ketu garen.

Albi XhepaMosha: 21 vjec
Vendlindja: Gjakove
Vendbanimi: Prishtine
Shkollimi: Fakulteti ekonomik
Kenga: Rebel Yell

Albi jeton me prinderit dhe dy motrat e tij, me te cilat ai eshte shume i lidhur. Prinderit jane perkrahesit e tij me te medhenj. Muziken e ka dashur qe i vogel. Ne vitin 2009 ka marre pjese ne nje program ne Gjakove, ‘Kush eshte me i miri’  ku fitoi vendin e pare. Nje vit me vone, ai merr pjese ne ‘ Top Fest’ ku iu dha mundesia te takohej me Bojken Lako i cili i propozoi te merrte pjese ne ‘Star Academy’. Aty fitoi cmimin ‘Ylli i Akademise’ dhe cmimin e pare per kanto. Me vone, ai mori pjese ne kompeticione te ndryshme dhe ne Festivalin e RTSH. Deri me tani, ka realizuar gjashte kenge te tijat. Idhulli i tij eshte Adam Levine, dhe i pelqen te degjoje shume muzike rock. Vjen ne ‘Voice’ per te sfiduar veten dhe per te marrë mesime nga profesioniste.  Objektivi i tij eshte fitorja; enderra e tij ne sirtar eshte: “te shkoj ne Hollywood”.

Vesa+Smolica+vesaMosha: 21 vjec
Vendlindja: Gjakove
Venbanimi: Gjakove
Shkollimi: Administrim Biznesi

Vesa vjen nga nje familje e madhe dhe eshte shume e lidhur me motren dhe vellain e saj. Ata jane nje mbeshtetje e madhe per te ne pjesemarrjen e saj ne “The Voice”. Muzika per te eshte nje dashuri e hershme dhe rruga e nje jete. Ajo ka filluar ne moshen 11 vjecare me aktivitetet e kohes dhe ka vazhduar me festivalet muzikore ne Kosove e me pas nje pjesmarrje e vazhdueshme ne edicionet e fundit te “Top Fest”. Vesa eshte gjithashtu shume aktive ne mbremjet e muzikes live. Ne preferencat e saj hyjne nje game e gjere zhanresh muzikore perfshi soul, r’n’b, pop, funky, pop rock. Alicia Keys eshte me siguri e preferuara e saj. Vjen ne “The Voice of Albania” mbi te gjitha per te zgjeruar horizontet e saj, njohjet dhe ethet e neteve live te spektaklit. Trajneret e saj te parapelqyer jane Eltoni dhe Alma. Endrra e saj me e madhe eshte te behet e suksesshme jo vetem ne tregun muzikor shqiptar por edhe nderkombetarisht.

 

florenti abrashiMosha: 24 vjec
Vendlindja: Gjakove
Vendbanimi: Prishtine
Shkollimi: Fakulteti Ekonomik

Eshte marre me muzike qe femije, kur kendonte ne aktivitetet shkollore. Mandej ne shkolle te mesme iu bashkua nje grupi Rock-u ku filloi te performonte si vokalist. Aktiviteti i tij artistik lidhet kryesisht me skenen e live-it ku performon kryesisht muzike rock por edhe heavy metal, progressive Metal, Funk e te tjera rryma te ngjashme. Arsyeja kryesore e pjesmarrjes se tij ne ‘Voice’ eshte paraqitja ne nje skene te madhe, njohja me profesioniste, sfida qe ka me veten, keshillimi nga trajneret, dhe pa dyshim, fama.