Monday, March 25, 2024
AktualeLajme

“Bashkohu edhe Ti” për një Gjakovë të pastër

Lumi KrenaOrganizata “Bashkohu edhe Ti” së bashku me partnerin e saj “Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)”, në kuadër të projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia në Komunë” organizoi  debatin e hapur me qytetarët e Komunës së Gjakovës me temën: “Rreziku i ambientit nga ndotja e lumit Krena”. 

Nga drejtuesit e panelit por edhe nga qytetarët me theks të veçantë u debatua për format e mbrojtjes së ambientit dhe të eliminimit të mbeturinave. Në fokus të debatit ishte edhe  krijimi I kapaciteteve për eliminimin e mbeturinave dhe mbrojtja e lumenjve.

‘Besojmë që mënyra më e mirë e menaxhimit të problemeve që ndërlidhen direkt me mirëqenien e qytetarit janë organizimet e debateve të hapura ku pjesëmarrës mund të jenë edhe vet qytetarët’ theksuan të pranishmit.

Ndërkohë që është diskutuar edhe për ujërat e zeza që derdhen në lumenj. Komuna e Gjakovës ka prezantuar planet dhe projektet e veta që do të ndikojnë tash e në të ardhmen në natyrën e mbrojtjes së ambientit dhe çështjeve tjera që kanë të bëjë  me pastërtinë dhe eliminimin e mbeturinave  vendet  ku veprohet   jetohet në territorin e Gjakovës. Në këtë debat është saktësuar se pa një bashkëpunim të mirëfilltë të të gjitha grupeve qytetare, politike, institucioneve komunale e tjera,  nuk mund të arrihet e dëshiruara për mbrojtjen e ambientit. Prandaj është kërkuar që të gjithë faktorët relevantë në komunë duhet të jenë të një veprimi për një qytet e rrethin më të pastër.

Ndërkohë është kërkuar që në vazhdimësi të punohet në sensibilizimin e qytetarëve, duke organizuar takime e debate se si të veprohet për mbrojtën e ambientit ku ata jetojnë e veprojnë. Nga përfaqësuesi I komunës Drejtori I Shërbimeve Publike Etor Hoxha, është thënë se komuna kurdoherë është e gatshme për bashkëpunim. Ndërsa ka thënë Hoxha, ne i prezantuam planet dhe veprimet tona për këtë fushë dhe tani  jemi në përfundim  e sipër në hartimin e rregullores për këtë çështje dhe tani presim bashkëpunimin me të gjithë faktorët.