“Bereqeti” në Gjakovë ndihmon me 500 pako me ushqime dhe materiale higjenike
Edhe Dega e shoqatës bamirëse “Bereqeti” në Gjakovë, po vazhdon të ndihmojë qytetarët me nevojë. Vetëm gjatë ditëve të fundit kjo shoqatë fal donatorëve dhe bëmirsëve të tjerë, ka arritur të shëprndajë 500 pako me ushqime dhe materjale higjenike. Puna për ti dalë në ndihmë qytetarëve është duke vazhduar çdo ditë.
Koordinatori i Bereqetit në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu ka lavdëruar donatorët që nuk kanë hezituar që tu dalin në ndihmë qytetarëve me nevojë. Ai ka falenderuar kompaninin Albina Dyla, për ndihmën e ofruar në këto momente për familjet skamnore të qytetit tonë. Po ashtu sipas Bejtullahut, donacione këto ditë po ofrojnë edhe qytetarë tjerë, kryesisht bashkëatdhetarët. Koordinatori I Bereqetit, tha se për personat me nevojë do të ofrojnë edhe maska mbrojtëse.