Gjatë 24 orëve në Spitalin e Gjakovës asnjë rast dyshues
Gjatë 24 orëve të shkuara në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezdaa në Gjakovë puna ka vijuar normalisht dhe pa ndonjë rast të veçantë. Hilmi Shala, ushtrues i detyrës së drejtorit të spitalit, i tha Radio Gjakovës se mantelbardhët kanë trajtuar pacientët me sëmundje të ndryshme.
“Ka qenë një natë e qetë dhe çdo gjë nën kontrollë të plotë nga ana e mantelbardhëve. Nuk ka pasur asnjë rast që ndonjë pacientë ka pasur shenja dyshimi për koronavirus” ka thënë Shala .