Wednesday, September 4, 2024
KulturëLajme

Besim Dina në rrugëtimin e 300-të me “Oxygen”

Besim Dina“Udhëtim shumë i këndshëm”, e përshkruan show-meni Besim Dina, rrugëtimin prej edicionit të parë kur ka nisur të realizojë “Oxygenin” e deri në prag të edicionit të 300-të të emisionit më të pëlqyer në vend.

Show-spektakli me nikoqir Dinën, këtë javë do të ketë edicion special për të shënuar një jubile. “Oxygen” nuk do të transmetohet si tradicionalisht, të premteve, por vjen në ekranin e Kohavisionit, të shtunën mbrëma, me fillim në orën 20:00.

Një spektakël me plot befasi, mysafirë e biseda të veçanta, është ajo që paralajmëron ekipi i Kohavisionit, për “Oxygenin” e radhës.

Por vetë, Dina, me shaka, thotë nuk e ka idenë se çfarë do të përmbajë edicioni jubilar i show-spektaklit që udhëheq. Ai nuk zbulon shumë detaje për përmbajtjen e emisionit të ri.

“Nuk e di se çfarë përmban për shkak se stafi ‘Oxygen’ më kanë dhënë pushim në këtë edicion”, thotë Dina/
Por, ai paralajmëron se “Oxygen” së shpejti do të sjellë shumë të reja në formatin e vet.
“Në shtator, do të ketë risi të bukura”, ka thënë ai.