Bora mbi 40 cm
Gjakovën të martën e ka përfshirë një mot me borë që ka nisë nga
mëngjesi dhe ka vazhduar deri në mbrëmje. Trashësia e borës ka arritur
mbi 40 centimetra dhe kështu ka arritur të vështirësoi qarkullimin
normal të trafikut dhe të këmbësorëve.
Kompanitë e pastrimit të borës kanë punuar gjatë tërë ditës për ti
pastruar rrugët më frekuentuese. Të gjitha rrugët lokale dhe
regjionale janë të kalueshme ndërsa trafiku zhvillohet me vështirësi.
Ka pasur vonesa në vajtje ardhje të autobusëve.