Pas tri ditë të shfaqjes së rreth 25 filmave të metrazhit të shkurtër, ne Gjakovë dhe Rugovë tè Hasit, të dielën në mbrëmje janë shpallur edhe fituesit.
Filmi I Suela Bakos me titull “Darka” mori çmimin kryesor të Festivalit, ndërsa rexhisorja dhe skenaristja fituese është shprehur e lumtur për këtë çmim të rëndësishëm në karrieren e saj. Aktorja e re Erijeta Cufaj ka marrë çmimin për rolin më të mirë episodik të luajtur pikërisht në filmin “Darka” ku interpretojne edhe Romir Zalla, Mehmet Xhehlili, Eri Shuka, Ermonela Alikaj, Kaltrin Zalla e tj. Permbajtja e shkurter filmit fitues është : Diana , jeton me motrën e saj dhe babain. E ëma i ka lënë jetime. Një mbrëmje , babai fton për darkë në shtëpi vëllain e tij me të shoqen dhe një grua të re…
Organizatori ka vlerësuar me çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë në festivalin e sivjetmë. Fituesit janë Donika Ahmetaj për rolin në filmin “Unaza” dhe Kastriot Çaushi. Skenarin më të mirë e kishte bërë Altin Karai ndërsa regjisori Bartosz Kruhlik nga Polonia bëri regjinë më të mirë.
U ndanë edhe shumë çmime tjera mes të cilave edhe çmimi i jurisë për Shpresim Shalën për filmin “Unaza”,pastaj çmimi për kamerë Dritan Mesaresë, për montazh Spiro Slemes, “Nderi I festivalit” që I takoi aktorit Sulejman Lokaj e çmime tjera.
Ndarjen e çmimeve të Gjakova film festival , në shkollën e muzikës Prenk Jakova e bënë emra të shquar të skenës shqiptare, mes të cilëve Tinka Kurti, Rajmonda Bulku, Mevlan Shanaj e tj.
Në hapje të ceremonisë u shfaqën edhe disa filma të shkurtër dokumentar nga Arkivi Qendror Shqiptar mes të cilëve edhe ai për vizitën e grupit artistik nga Shqipëria në qytetin e Gjakovës. Elvira Diamanti, drejtoreshë e këtij arkivi vlerësoi lartë manifestimet e këtilla ndërsa ka kërkuar që bashkëpunimi ndërshtetëror që tash po zhvillohet mes dy ministrive dhe mes dy vendeve të shtohet vazhdimisht.

Naser Shatrolli – Skenarist, Kritik,
Raimonda Bulku – Aktore,
Iliriana Arifi – regjisore,
Georgi Merdzhanov nga Bullgaria – Skenarist.

Eksperiment kinematografik – nga Rrahman Fetahu
Çmimi i jurisë – “Unaza“, film i Shpresim Shalës
Montazhi më i mirë – “I panjohuri“ – Spiros Lena
Kamera më e mirë – “Pa shpresë“, Dritan Mesareja
Çmimi Special – “The Paraffin Prince“ Pavel g. Vesnakov
Postproduksioni – “The mind Job“ Danier Trapp
Roli episodik – Erjeta Cufaj
Aktorja më e mirë “Unaza“ – Donikë Ahmeti
Aktori më i mirë – Kastriot Çaushi
Skenari më i mirë – Aldi Karaj
Regjia më e mirë – “The heat“, Bartosz Kruhlik
Çmimi nderi i festivali – Sulejman Lokaj