Deri në mbrëmje vjen uji në krojet tona
Ekipet punuese të KRU Gjakova po punojnë në teren të vështirë, në thellësi deri në 12 metra për ta eliminuar defektin e shkaktuar mbrëmë në gypsjellësin kryesor Fi 800, tek pika e zezë. Ky defekt la pa ujë të pijes Gjakovën, Rahovecin dhe një pjesë të fshatrave të Prizrenit që mbulohen në rrjetin e KRU Gjakova.
Nga orët e hershme të mëngjesit punëtorë të KRU Gjakova kanë filluar punimet për pastrimin e zones ku kishte shpërthyer gypi.
“Vendosja e copëzës së re të gypit është riparuar dhe për nja dy-tre orë, apo më saktë deri në mbrëmje uji serish do të rrjedhë në krojet tona”, kanë thënë në KRU Gjakova.
Edhe me këtë rast është për tu lavdëruar angazhimi i punonjësve të përfshirë në këtë defekt, duke pasur parasysh terrenin e vështirë.