Thursday, April 11, 2024
AktualeLajme

Digjen pesë shtëpi në lagjen Sefë

E shtuna mbrema ka qenë shqetesuaese për qyteterët e qendres së  Gjakoves për faktin se nuk ndaleshin për një kohë alarmet e zjarrfikësve që shpejtonin për të shuar një zjarr të madh.  Pesë shtëpi janë shkatërruar tërësisht dhe dy të tjera kanë pësuar dëmtime më të vogla, si pasojë e një zjarri që kishte  shpërthyer në lagjen “Sefë” të Gjakovës, lagje e cila banohet kryesisht nga pjestarë të komunitetit egjiptian.

djegjaSipas banorëve që tashmë kanë mbetur nën qiell të hapur zjarri ka ndodhur si pasojë e disa shkëndijave elektrike në njëren prej shtëpive, banoret  e së cilës nuk ishin aty, ndërsa është përhapur shumë shpejtë edhe në shtëpitë tjera, duke qenë se ato pothuajse ishin të lidhura njëra me tjetren.

Por, ndryshe nga banorët, në brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës japin një tjetër version mbi shkaktarin e zjarrit. Pashtrik Xërxa, komandant i kësaj brigade ka thënë se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së vet banorëve të njëres prej shtëpive, të cilët e kanë lënë të ndezuar bombulën e gazit dhe kanë dalur nga shtëpia.

“Zjarri është vërejtur shumë vonë, vetëm pasi ka dalur jashtë shtëpisë dhe i ka përfshirë edhe shtëpitë tjera. Ne e kemi pasur të pamundur t’i shpëtojmë këto shtëpi, që realisht kanë qenë shtëpi më të vogla, por kemi arritur që ta lokalizojmë zjarrin dhe t’i shpëtojmë shtëpitë tjera më të mëdha, që kanë qenë për rreth tyre dhe mjaft të rrezikuara”, ka thënë Xërxa.

Megjithatë, përkundër deklaratave të komandantit Xërxa, banorët kanë pasur ankesa për efikasitetin e zjarrfikësve.