Friday, March 29, 2024
Lajme

Ekspertja holandeze në Qumështoren Golaj

Qumshtorja Golaj ekspertjaProduktet e qumështores Golaj nga dita në ditë po janë më të kërkuara në tryezat familjare, ër faktin se vazhdimisht po I kushtohet kujdes ngritjes së cilësisë dhe rritjes së games së  produkteve të reja. Drejtoria e Bujqësisë në Gjakovë  në kuadër të bashkëpunimit me organizatën holandeze PUM, ka siguruar shërbimet e ekspertës holandeze,  Betsie Slaghuis, në fushën e industrisë ushqimore, sektori i qumështarisë. Ekspertja holandeze  për një javë  do të ofrojë asistencë teknike për qumështoren “Golaj”. Në kuadër të kësaj asistence, qumështorja “Golaj” do të përfitojë shërbimet e ekspertës holandeze në zhvillimin e disa produkteve të reja për nevojat e qumështores si Kaçkavalli i tipit Edemar dhe Gouda. Ekspertja holandeze gjithashtu do të ndihmojë stafin e qumështores  në përmirësimin e cilësisë së produkteve ekzistuese, si dhe në zbatimin e standardeve rreth sigurisë së ushqimit.

“Shërbimet e ekspertës holandeze janë më së të nevojshme për qumeshtoret vendore, “ thotë Brahim Golaj menaxher i qumeshtores I cili falenderon për këtë mbështetje.

Ndryshe ky aktivitet i Drejtorisë së bujqësisë  është në harmoni me objektivat e përgjithshme zhvillimore të bujqësisë në komunën e Gjakovës, ku njëra nga objektivat specifike është edhe mbështetja e prodhuesve dhe përpunuesve lokal të qumështit.