Emërohen nënkryetari dhe 7 drejtor të Drejtorive Komunale
Zyra për Informim e KK të Gjakovës ka bërë të ditur të marten pasdite se kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme të Kuvendit Komunal ka emëruar si nënkryetar të Komunës, Ramadan Hotin, kurse për drejtore të Drejtorisë së Arsimit ka emëruar Diana Çarkagjiun. Deri më tani përbërja e qeverise lokale në Komunën e Gjakovës është siç vijon:
Nënkryetar- Ramadan Hoti
Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit- Xhelal Hoxha
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë- Basri Komoni
Drejtor i Drejtorisë së Administratës -Armend Vokshi
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike – Etor Hoxha
Drejtore e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik – Silvana Domi
Drejtore e Drejtorisë së Arsimit- Diana Çarkagjiu
Drejtor i Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Pronës- Skender Tullumi