Monday, September 2, 2024
Gjakova PresssLajme

Flamuri shqiptar valvitet edhe në hënë

Në foto: Kozmanauti shqiptaro-amerikan Alan Bartlett Shepard Jr. dhe nji faksimile e dokumentit të tij arkivor.

Në ditën e madhe shqiptare, Ditën e Flamurit, publicisti Ramiz Lushaj  në adresë të redaksisë Gjakovapress ka sjell shkrimin me titull Faleminderit Amerikë për lartësimin e flamurit të kombit tim…! Shkëputem një fragment:

…Shqiptaro-amerikani Alan Bartlett Shepard Jr., Zëvendës-Admiral i Flotës së Shteteve të Bashkuara, delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, i pari kozmonaut amerikan që ka fluturuar në Kozmos dhe i pesti që shkeli në Hënë  nga 31 janari deri më 9 shkurt 1971. Aty, në vendin e quajtun Fra Mauro të Hanës, e vnoi Flamurin Kombëtar Shqiptar.

Kjo dëshmohet dhe nga një foto e anijes kozmike “Apollo 14” (pjesa Antares) e Flamurit tonë në hapësirën e Hanës (kopje e saj ndodhet dhe në arkivat shqiptare) të kompozuara prej tij në një fletë kartoni katërkëndëshe, me shenjimin shkrimor me dorë e bojë të zezë: “With the compliments of the astronauts of the United States. Alan Shepard. 02.10.1971”,e cila e shqipëruar do të thotë: “Me fjalët më të mira të austronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard. 2 Tetor 1971”. Aty kanë nënshkruar dhe kozmanautë të tjerë amerikanë.

Astronauti shqiptaro-amerikan Alan B. Shepard Jr. është mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidentët amerikën Kenedi, Xhonson e Nikson, të cilët e kanë falenderuar për misionet e tij në Kozmos.

Në foto: Kozmanauti shqiptaro-amerikan Alan Bartlett Shepard Jr. dhe nji faksimile e dokumentit të tij arkivor.

Një tjetër shqiptaro-amerikan, astronauti dr. William G. Gregory–i origjinës nga Korça, i lindur në New York (1957), në fluturimin e tij të parë në Hapësirë Shuttle STS-67 e ndërmori nga Qendra “Kenedy” nga 2 deri më 18 mars 1995 dhe në këtë udhëtim, si drejtues i anijes kozmike, e mbante me vete edhe Flamurin Kombëtar Shqiptar, krahas  atij Amerikan,

Ai, para nisjes për në Hënë, do të shkruante: “Besoj se shqiptarët do të ndihen krenarë me sukseset që do të arrijë në hapësirat e largëta”.

Shqiptaro-amerikani William G. Gregory ka vendosur rekord në fluturimet në hapësirat kozmike dhe është shqiptari i dytë e hera e dytë në historinë e Amerikës dhe të Shqipërisë, që 23 vite ma herët e vnoi Flamurin Kombëtar Shqiptar në Hanë………

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *