Gjakova film festival ’13 me 21 mars
Festivali I dytë me radhë i filmit të shkurtër “ Gjakova film festival 2013, këtë herë organizohet nga 21 deri më 24 mars 2013 ku do të shfaqen 28 filma, prej tyre 23 të huaj, si nga Japonia, Australia, Palestina, Argjentina , Irani, Bullgaria dhe nga shtete të tjera evropiane. Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij festivali Valdet Avdiu Ai ka thënë së antarë jurie do të jenë personalitete të kulturës botërore ndërkohë që do të ketë edhe mysafirë të nderuar nga bota , kineastë, regjisorë, skenaristë dhe shumë personalitete të artit nga bota shqiptare. Ashtu sikurse vitin e kaluar Gjakova film festiva 2013 mbahet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë komunale për kulturë. Evinementi organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Pal Lekaj.