Thursday, April 11, 2024
AktualeLajme

Gjakova frymon Kuq e Zi

flamuri ne Beograd

Gjakova ka filluar të frymojë kuq e zi në nderim të  festës së flamurit 28 Nëntorit. Rrugët dhe sheshet janë me flamuj kuq e zi dhe të Kosoves. Veprimtaritë kulturore e sportive dominojnë këtë kremtë ndërkohë që në shkolla nxënësit bëjnë gara se kush do të shkruaj esenë apo kush do të bëjë vizatimin më të bukur që i dedikohet kësaj date të rëndësishme të kombit tonë.

Me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, shkolla e muzikës ‘Prenk Jakova”-Gjakovë, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal-Gjakovë, ka organizuar “Koncert Solemn”,ku do të interpretojnë kori dhe orkestra e shkollës së mesme të muzikës me disa  instrumentistë nga Filharmonia e Kosovës, ku do të luhen vepra të karakterit patriotik, si dhe kolona zanore nga filma të njohur shqiptarë.

Paradite do të bëhët përurimi i lapidarit “Shokët e lirisë” që i dedikohet dëshmorëve të komunës së Gjakovës, të cilët luftuan dhe u flijuan për lirinë e atdheut.

Ja dhe agjenda e Kuvendit Komunal  për Ditën Festive të 28 Nëntorit

Ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Varrezat e Reja, Meje dhe Çabrat.
Ora 11:00 – Përurimi i lapidarit “Shokët e Lirisë” në qendër të qytetit.
Ora 12:30 – Përurimi i stacionit të filtrimit të K.R.U Radoniqi.
Ora 13:30 – Përurimi i rrugës në lagjen e Minoriteteve në Rogovë.
Ora 14:00 – Përurimi i rrugës lokale Muhadër-Pnish.
Ora 18:00 – Koncerti Solemn – Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”