Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Gjakova pa koronavirus, këshilla dhe udhëzimet për bizneset

Në spitalin Isa Grezda të Gjakovës gjatë 24 orëve të shkuara nuk ka pasur asnjë pacient me shenja të korona virusit. Këtë e ka deklaruar Hilmi Shala, u.d i Spitalit të përgjithshëm në Gjakovë.

“Gjatë 24 orëve gjendja në spitalin tonë ka qenë e qetë dhe pa ndonjë rast të  dyshuar. Gatishmëria e personelit mjekësor është në nivel të lartë.  Mantelbardhët  janë të përgatitur dhe janë ndërmarrë të gjitha masat  mbrojtëse,” ka thënë Shala duke shtuar se po repsktohen gjitha vendimet dhe këshillat e organeve qendrore, të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësis, Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës..

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës u ka drejtuar një apel gjithë qytetarëve të Kosovës.

Qytetar të dashur! Ju lutem na ndihmoni!

Qëndroni në shtëpi për mbrojtur të gjithë neve!
Sa më shumë t’ i përmbahemi rekomandimeve tē Institutit Kombëtar, Ministrisë së Shëndetësisë dhe masave te kompletuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës aq më shpejt do ta shporrim COVID-19!
Prof. Dr.Naser Ramadani

Ndërkaq komuna e Gjakovës në faqen e saj zyrtare ka dhënë udhëzime për bizneset

UDHËZIME për zhvillimin dhe ndalimin e veprimtarive biznesore në Kosovë, bazuar në vendimin e Qeverisë së Reoublikës së Kosovës për mbrotje nga virusi Covid 19.

  1. Rregullimi i lokalit:
  • Të merren masa higjienike dhe te dezinfektohet lokali
  • Punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse (sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë),
  • Të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzëve.
  1. Kush mund të punojë e kush jo?
  • Nuk mund të punojnë kafiteritë, baret, pubet, restuarantet, qendrat tregtare (përjashtuar farmacitë dhe marketet brenda tyre), tregjet e kafshëve dhe automjeteve.
  • Të gjihtë operatorët tjererë që nuk janë cekur të pikën më lartë mund të punojnë. POR, GJITHESESI DUHET TE SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKES 1 JANE TE PLOTESUARA!
  • Gjithashtu, kompani specifike (shërbime komunale, financiare, komunikime elektronike etj) mund të ofrojnë shërbime deri në një masë të domosdoshme, por me orar e staf të reduktuar. Paraprakisht, duhet të sigurohen se një pjesë të operacioneve i kanë kaluar në kanale elektronike. GJITHESESI TE SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKES 1 JANE TE PLOTESUARA!
  1. Puna e Pjesme
  • Operatorët ekonomik me ofertë mikse: shitje dhe shërbim, p.sh: furre buke (shet gatojca dhe i shërben të njëjtat brenda lokalit); byrektore (shet dhe shërben), qebaptore, pastiqeri, gjellëtore, e ushqimore tjera. Pika të karburantit (shesin karburant, lubrifikantë, pajisje përcjellëse, por edhe kanë kafiteri e gjellëtore), Auto-larje, e raste të ngjajshme, që edhe shesin produkte, por edhe shërbejnë. DUHET vetëm të shesin, kurse shërbimi duhet të ndalohet!

GJITHESESI TE SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKES 1 JANE TE PLOTESUARA!

  1. Prodhuesit

Prodhuesit mund të mos e ndalojnë prodhimin, por detyrimisht të marrin masa të organizimit në punë:

  • ndërrime (turne), për të reduktuar numrin e njerëzve qe qëndrojnë në prodhim
  • të sigurohet distanca minimale prej 1 metër, gjatë gjithë kohës.

Ndalohet qëndrimi i personave të tjerë në lokalet afariste, përveç shitësit dhe blerëseve. Personat përgjegjës të Operatorit ekonomik obligohen që brenda objektit afarist të sigurojnë që distanca në mes personave prezent në lokal të jetë së paku 1 metër, personat tjerë duhet të lihen jashtë dhe të presin në radhë.

Këto udhëzime të lëshuara nga Inspektorati i Tregut janë bazuar në vendimet e qeverisë dhe si të tilla janë obligative për të gjithë operatorët ekonomik.

Të njejtat udhëzime mbesin në fuqi deri në nxerjen e vendimeve tjera nga qeveria e Reublikës së Kosovës.

Top of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *