Sunday, March 24, 2024
AktualeLajmeSporti

Grumbullohen 3.450 euro, i dorëzohen KF dhe KH Vëllaznimi

Koncreti Vellaznimit dorezimi i parave te mbledha Grupi “Iniciativa qytetare” e përbërë nga adhurues të sportit dhe Vëllaznimit e kanë përmbyll një pjesë të aktivitetit për mbedhjen e fondit për dy klubet e Vëllaznimit në futboll dhe hendboll. Të martën në ambijentet e KF Vëllaznimi janë dorëzuar mjetet e grumbulluara në vlerë prej 3 mijë e 450 euro nga aksionet e deritashme përfshirë koncertin e madh me yjet e estrades kosovare.

Pranim-Dorëzimi, në emër të organizatorëve  u bë nga Shpat Dina dhe Qendrim Zeka-Nio të cilët ia dorëzuan mjetet e grumbulluara Genc Hoxhës, kryetrajnerit të Vëllaznimit nën prezencën e gjithë futbollistëve si dhe për klubin e hendbollit Vëllaznimi, iu dorëzuan  Uran Luzhes , trajner dhe Isuf Lekes kapitenit të hendëbollistëve. Për KF.VËLLAZNIMI u ndanë 2.443,40 euro ndërsa për KH.VËLLAZNIMI u dhanë  1. 001,77 euro.

Vellaznimi koncert
Nga koncerti humanitar për Vellaznimin

Me këtë rast organizatorët kanë falenderuar të gjithë qytetarët dhe bizneset që kontribuan për Vëllaznimin. Aktiviteti “NDIHMO EDHE TI” vazhdon punën me  aksione tjera. Moto e këtij këshilli organizativ është “Çu puno,mos rri ulur ! Vëllaznimi është i të gjithëve.