Friday, April 26, 2024
Lajme

K.F Vëllaznimi me drejtues të Ri

VLLAZNIMI_LOGOKlubi Futbollit  Vëllaznimi, anëtarë i Ligës së parë ka kryesinë e re. Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht kryesia  në mbledhjen e mbajtur të premten   e ka aprovuar kërkesën e kryetarit dhe nënkryetarit të deritashëm të Klubit, Mentor Nela respektivisht Pashë Daija, që për shkak të angazhimeve personale profesionale, të lirohen nga funksionet e deritashme.

Me këtë rast, kryetar i ri i K.F.”Vëllaznimi” u zgjodh anëtari i deritashëm i Kryesisë, FATON BATUSHA, i cili ka kohë që rregullisht e mbështet Klubin. Në këtë mbledhje, anëtarë të ri të Kryesisë së Klubit janë zgjedhur Xhelal Kaqi, Jeton Mamusha dhe Shpat Dina, ndërsa kryetari i ri, në përputhje me kompetencat që ia lejon Statuti i Klubit, brenda pak ditësh do ta kompleton Kryesinë e re edhe me dy anëtarë të tjerë. Menaxher i Klubit është emëruar Bujar Guta, ndërsa Kryesia e Klubit në përbërje të re, tashmë ka filluar kontaktet me trajnerët e mundshëm që do ta udhëheqin skuadrën e Vëllaznimit në edicionin e ardhshëm të garave (2015-2016) dhe së shpejti do të zgjedh shtabin teknik në përbërje të re.