Sunday, April 28, 2024
AktualeLajmeSporti

KH Shqiponja klubi më i mirë, Prençi sportisti vitit 2015

sportisti vititDrejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Gjakovës, të martën  ka bërë përzgjedhjen tradicionale të sportistit të vitit.  Meriton Ferizi, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka falënderuar për bashkëpunimin e ofruar prej klubeve, e njëkohësisht ka potencuar disa organizime sportive që janë mbajtur në këtë vit, që pos karakterit shtetëror kanë patur edhe karakter ndërkombëtar.

Komisioni i ngritur për zgjedhjen e sportistit të vitit 2015, ka arritur në përfundim se ekipi më i mirë sportiv është klubi hendbollistik në kategorinë e femrave, Shqiponja, e cila ende është duke garuar në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, sportisti i vitit u zgjodh Alfred Prençi, portier i klubit të futsallit, Liburn.

Ndër dhjetë sportistët tjerë të dalluar për këtë vit janë përzgjedhur edhe Egzon Xharavina, skitar, Venhar Haziraj, boksier, Besiana Thaqi, basketbolliste, Alban Delia, çiklist, Besmir Kusari, hendbollist, Florid Gashi, kërcyes në ujë,Gent Zeka, basketbollist, Robert Berisha, futbollist dhe Floriana Knushi, hendbolliste.

KH SHIPONJATEpiteti i trajnerit më të mirë i ka takuar Mahmut Sadikut, trainer i KH Shqiponja. Punëtori më i dalluar sportiv është përzgjedhur Abaz Beqa, donator i klubit të futsallit Liburni, pedagogu më i dalluar është zgjedhur Ilir Zeka, ndërsa referët më të mirë janë zgjedhur dyshja në hendboll, Ilir Bytyqi dhe Suad Kasapi.

Për sportistët në perspektivë, gjithashtu janë dhënë vlerësime dhe ndarë mirënjohje, që për këtë vit si shkolla më e mirëështë shquar ajo e klubit të futbollit Gjakova. Ndërkaq, ndër fatosa është zgjedhur Ermal Shehu nga shkolla e futbollit Gjakova, ndër pionierë është zgjedhur Artion Osmani, nga klubi i karatesë Jehona, ndër kadetëështë zgjedhur boksieri Çlirim Zekaj, ndërsa si perspektiva e boksit gjakovar është zgjedhur boksierja Dafina Abrashi.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë edhe nderimin e veteranëve të sportit, që për kontributin e mëhershëm të dhënë mirënjohje kanë marrë Qemajl Juniku, ish kryetar i LOKF-së, Sami Bunjaku futbollist dhe Hasan Deda, ish ndër themeluesit e klubit të boksit “Gjakova 137”.

Për përcjelljen e aktiviteteve sportive mirënjohje janë ndarë edhe për mediat lokale, TV Syri Vision dhe Radio Gjakova.