KH Vëllaznimi në turinir ndërkombëtarë, Belgjikë dhe Hollandë
Hendbollistët e ekipit te Vëllaznimit, mbrëmë kanë udhëtuar në një turne në Holandë dhe Belgjikë, gjatë të cilës do ti zhvillojnë tri ndeshje miqësore me ekipet e këtyre dy shteteve evropiane.
Menaxheri i Fondacionit “Podiatria”, organizatë që ka mundësuar udhëtimin dhe zhvillimin e këtyre ndeshjeve të klubit gjakovarë, Zija Marakola ka thënë se axhenda e lojtarëve do të jetë tejet atraktive.
Koordinatori i bashkëpunimit ndërmjet sportit të Eindhoven-it dhe Gjakovës, ka thënë se gjatë qëndrimit në Hollandë dhe Belgjikë hendbollistët e Vëllaznimit do të kenë edhe vizita në qendra të ndryshme sportive.
Trajneri i klubit, Uran Luzha, ka veçuar rëndësinë e ndeshjeve por edhe stërvitjeve të cilat do t’i zhvillojnë atje për lojtarët e rijnë të Vëllaznimit. “Kuqëzinjet” do të qëndrojnë atje deri më 24 mars.
Ndeshjen e parë e luajnë sonte në Blegjikë me HC Noorden me fillim prej ores 20:00 në Sporthal De Polder, Berendrecht. Takimi i dytë luhet më 21 mars në Eindhoven me NOAV Susteren me fillim prej ores 21:00 në Sittard (CIOS). Po në kryeqytetin hollandez një ditë më vonë luhet dhe ndeshja e tretë dhe përmbyllëse e Vëllaznimit..
Klubi gjakovarë aktualisht po ballafaqohet me probleme të theksuara financiare, e nisur nga kjo edhe me pakënaqësi të mëdha të lojtarëve. Kryesia e klubit shpreson se shkuarja në një turne jashtë vendit do të ndikoj në konsolidimin e këtij ekipi me një traditë shumë të gjatë në hendbollin kosovar.