Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajme

Kompanitë “Çabrati” dhe “Lekaj” do të pastrojnë borën

Meteorologët kanë parashikuar se ditëve të ardhshme mundë të kemi edhe borë. Në ditët kur priten edhe reshje e para të borës, komuna e Gjakovës duket se i ka ndërmarrë masat e nevojshme për pastrimin efikas të rrugëve dhe mundësimin e qarkullimit të lirë në këto rrugë.

boraSiç ka njoftuar drejtori i shërbimeve publike Bernard Frrokaj, komuna e Gjakovës ka kontratë dy vjeçare për pastrimin e rrugëve nga bora me dy kompani, kontratë e cila është nënshkruar vitin e kaluar dhe vlen edhe për këtë vit. Për rrugët brenda qytetit, komuna ka kontratë me Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati”, ndërsa për rrugët në zonat rurale ka kontratë me kompaninë “Lekaj”.

Sa i përket çmimeve për kryerjen e këtyre shërbimeve, komuna paguan në bazë të kilometrave të pastruara, ndërsa ekzistojnë katër tarifa për të dyja këto kompani. Për rrugët në zona rurale një kilometër rrugë e pastruar paguhet 37 euro, ndërsa nëse gjatë pastrimit hidhet edhe krip, atëherë një kilometër paguhet 2 euro më shumë, apo 39 euro.

Sa i takon rrugëve brenda qytetit, një kilometër pastrim pa kripë kushton 50 euro, ndërsa një kilometër me krip kushton 75 euro. Por, Frrokaj ka shtuar se ky çmim nuk është vetëm për një pastrim, apo një kalim, por llogaritet pastrimi i plotë i rrugës, që nënkupton se kompania mund të lëvizë disa herë në të njëjtën rrugë.