Nga mbrëmja e së martës rruga kryesore e qendrës së Gjakovës do të jetë në shërbim të shëtitoreve. Me propozimin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe me vendimin e Bordit të Drejtorëve duke filluar nga sot bëhet ndalim qarkullimi i automjeteve në rrugën kryesore të qytetit, rrugën “Nënë Tereza “.
Shëtitja këmbësore e qytetarëve do të jetë e lirë dhe pa vështirësi prej orës 20:00 e deri në ora 24.00. Ky vendim do të jetë në fuqi gjatë tërë sezonit veror.