Friday, April 5, 2024
Lajme

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka certifikuar të mërkurën rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave të Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajt më 1 dhjetor 2013, si dhe rezultatet e certifikimit për asambletë komunale.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se pas konfirmimit të PZAP-së, të Gjykatës Supreme, si dhe të sigurimit të dorëheqjeve nga pozicioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës të atyre kandidatëve që kanë fituar për kryetar komune, janë krijuar kushtet për certifikim.

Më pas, anëtarët e KQZ-së, me radhë, certifikuan kryetarët e rinj të 37 komunave