Sunday, April 28, 2024
AktualeLajme

KRU  Radoniqi kremton 30 Vjetorin e punës

?????????????

Me një ceremoni rasti KRU Radoniqi ka shënuar të shtunën në mbrëmje 30 vjetorin e punës me c’ rast janë prezantuar arritjet dhe synimet për të ardhmen. Kryeshefi ekzekutiv Ismet Ahmeti tha se arritjet e punonjësve të KRU Radoniqi janë  përqendruar në furnizimin me kohë dhe në mënyrë cilësore me ujë të pijes  të rreth 30 mijë konsumatorëve në Gjakovë, Rahovec e disa fshatra të Prizrenit, zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe efikasitetë lartë në inkasimin e borxheve dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të zeza. KRU Radoniqi për performancë të mirë për dy vite rresht është shpallur si kompania më e mirë në Kosovë.

“Ky sukses vjen pas punës së pakursyer të punëtorëve, bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës dhe donatorëve KFW gjermane dhe SECO-n zvicerane që kanë mbështetur shumë projekte zhvillimore e  do të mbështesin edhe më tutje në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese nga 500 në 1.000 litra ujë në sekondë”, tha Ahmeti.

Në ceremoni kanë përshendetur në emër të Qeverisë së Kosovës, hajdar beqa, deputet I Kuvendit të Kosovës, Premtim Islami nga KFË-ja gjermane dhe Ardiana Zhuri nga SECO-zvicerane.

Ndërkohë janë ndarë edhe mirënjohje për partnerët bashkëpunues dhe punëtorët më të dalluar. Posmortuam I është ndarë mirënjohje drejtorit të parë të hidrosistemit Radoniqi, Enver Pruthit, kurse punëtori më I mirë u shpall Mehmet Arifi.