Kujdes nga mjegulla 3 aksidente brenda 24 orëve
Mjegulla që ka kapluar vendin tonë tash e dy ditë, po vazhdon të shkaktojë probleme në komunikacion. Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka raportuar se kanë ndodhur 34 aksidente pa të lënduar, 16 me të lënduar, si dhe një tjetër që për pasojë pati një viktimë. Vetëm në rrugët regjionale që mbikëqyr Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë janë regjistruar 3 aksidente dhe ato me dëme materiale.
Megjithëse policia nuk thotë në mënyrë specifike nëse aksidentet kanë ardhur si pasojë e mjegullës, thekson se në shumicën e rasteve, deri te aksidentet ka ardhur si pasojë e mos-përshtatjes së shpejtësisë në raport me kushtet e rrugës.
Në Policinë e Gjakovës apelojnë tek shoferët që në kushtet e këtilla atmosferike duhet ti ngasin me kujdes të shtuar makinat dhe në rrugë të mos dalin pa pajisjen e nevojshme dimërore