Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Kumnova e pakënaqur me punën për gjetjen e 1,700 personave

Thirrjet e NenaveNysrete Kumnova nuk është përmbajtur të enjten dhe ka dashur ta lëshojë takimin e Komisionit qeveritar për persona të pagjetur. Ajo nuk është e kënaqur me punën që është bërë për të gjetur më shumë se 1 mijë e 700 personat e zhdukur në luftën në Kosovë,njohton Koha.net.

Komisioni për persona të pagjetur ka diskutuar për punën që kanë bërë vitin e kaluar dhe planin e veprimit për 2014-ën.

Por, përfaqësues i Shoqatave të të Pagjeturve ka thënë se politika e vendit e ajo ndërkombëtare po pengojnë që të nisin gërmimet, të paktën në ato lokacione që dihen dhe ka dëshmi të personave të gjallë. Ai ka treguar detaje të disa lokacioneve, një në qendër të Mitrovicës së Jugut, e të tjerë në atë të Veriut.

Është bërë e ditur se në Beograd do të mbahet një takim më 14 mars për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm në punët në Rudnicë. Prenk Gjetaj ka njoftuar se pala serbe ka vlerësuar se punët në gërmimet në Rashkë do të kushtojnë mbi 291 mijë euro, çka është kritikuar nga pala kosovare.