Me 29 gusht ndalohet per qarkullim rruga në Lom të Drithit
Me 29 gusht pritet të fillojnë punimet në Lomen e Drithit, një projekt i CHVB-së dhe komunës që ka për qëllim rregullimin e kësaj pjese të rëndësishme të Çarshisë së Vjetër. Për shkak të këtyre punimeve nga kjo datë do të ndërpritet qarkullimi i trafikut nëpër rrugën që qon deri te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. Për të arritur deri tek shtëpia e shëndetit, sipas drejtuesve të sektorit të trafikut në Kuvendin komunal të Gjakovës, do të shfrytëzohen rrugët tjera alternative të cilat do të pajisen me shenja trafiku.
Rivitalizimin e “Lamës së drithit”, një shesh ky mjaft i bukur dhe me rëndësi të veçantë për Gjakovën do ta bëjë Fondacioni suedez për trashëgimi kulturore CHVB. Është ky një projekt për rigjenerimin apo rivënien në funksion të këtij lokacioni, ndërsa për të janë siguruar mjete nga BE-ja në shumë prej 40 mijë eurosh.