Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Nga 1 shtatori program i ri në tri shkolla

mimozakusmesKomuna e Gjakovës ka marrë një vendim sipas të cilit që nga data 1 shator e këtij viti, të bashkohen në një program unik shkollat deri tash të ndara, “Yll Morina”, “Mustafa Bakija” dhe “Fehmi Again”. Ky vendim ka ardhur pas problemit tashmë të njohur, të krijuar vite më parë në shkollën “Mustafa Bakija”, ku pati filluar krijimi i klasave etnikisht të pastra dhe geteoizimi në këtë rast, i nxënësve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas.

Sipas zyrtarëve komunal një dukuri e tillë e cila pati filluar të shpeshtohet viteve të fundit ka qenë antikushtetuese dhe shumë e rrezikshme për Gjakovën.

Lidhur me këtë, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka thënë se në komunën e Gjakovës duhet të jetohet ashtu siç është jetuar gjithmonë dhe fëmijët të shkojnë në klasë të përziera në shkolla dhe shkollat publike t’i hapin dyert për të gjithë. Kusari – Lila ka shtuar se nëse do të tolerohej një veprim i tillë, atëherë rreziku do të bëhej shumë i madh pas disa vitesh.