Monday, June 10, 2024
AktualeGjakova PresssLajme

Për një vit 2.100 lindje

BEbet

Brenda  vitit 2015, Gjakova është shtuar për 2   mijë e 100  banorë të rinj.  Sipas të dhënave  të  sektorit të Statusit Civil të Kuvendit Komunal të Gjakovës, gjatë vitit 2015  në komunën e Gjakovës kanë lindur 116 foshnja më shumë se në vitin 2014. Mirlinda Lajqi zyrtare në këtë sektor duke bërë publike të dhënat për të lindurit, kurorëzimet dhe numrin e personave të vdekur gjatë vitit që po e përcjellim, theksoi se me sistemin e ri të regjistrimit prindërit janë të obliguar që të bëjnë regjistrimin e foshnjës, ndërsa vonesat e regjistrimit tërheqin edhe ndëshkimet  materiale.

Lajqi tha se  numri i kurorëzimeve  në komunën e Gjakovës për këtë vit kishte arritur në 360  që është një numër shumë më i vogël i kurorëzimeve krahasuar me një vit më parë. Më 2015 janë kurorëzuar 360 çifte bashkëshortore ndërkaq një vit më parë ishin kurorëzuar 982 çifte bashkëshortore.

Kur është fjala tek rastet e vdekjeve, në vitin  2015  në komunën e Gjakovës  janë regjistruar gjithsej 352  raste që është për 10 raste më pak se në vitin 2014.