Tuesday, March 26, 2024
AktualeKulturëLajme

Po vjen Radiofest 2013

Si çdo fund vit edhe kësaj radhe në Gjakovë do të mbahet manifestimi tradicional I radiove,  Radiofest ku prezantohet krijimtaria gazetareske brenda vitit  nëpër radiot e rajonit. Për edicionin e nëntë me radhë, tashmë kanë filluar përgatitjet ndërsa nikoqire është Radio Gjakova.

Nga vitit në vit ky manifestim po pasurohet edhe me gjini të reja të radiofonisë. Kështu Radiot nga rajoni pos që tradicionalisht konkurrojnë në radioreportazhë, dhe spot publicitar, sivjet për herë të parë do të kenë mundësi të konkurrojnë edhe për raportin më të mirë radiofonik të përgatitur brenda vitit. Juria profesionale ndanë çmimet për më të mirët në të gjitha kategoritë duke nxitur kështu punën e gazetareve, teknikëve dhe gjithë stafit të radios.

Këshilli organizativ I festivalit të radiove Radiofest duke publikuar konkursin për të gjitha radiot  në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e vende tjera ka ftuar edhe donatoret e mundshëm që të mbështesin këtë manifestim unik në vendin tonë.(gjakovapress.info)