PROGRAMI I SHËNIMIT TË PESË VJETORT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Si në të gjitha shkollat e Kosovës, edhe në komunën e Gjakovës të premten në orët e para mësimore është fol për rëndësinë e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Edhe me këtë rast u tha se më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u shpall më në fund shtet i pavarur dhe Sovran, me integritet politik, territorial dhe nacional të vetin. Vendi ynë u shkëput nga sundimi njëshekullor i Serbisë, duke kurorëzuar me shumë sukses ato përpjekje të jashtëzakonshme për ta arritur këtë ditë.
Ky aktivitet i sotëm është paraprirë edhe me të tjera veprimtari që e bëjnë madhështore kremten e Pavarësisë.
Komuna e Gjakovës përkëtësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të pesë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës ka paraparë një vistër të veprimtarive festive të cilat do të përmbyllen të dielen me homazhe, akademi solemne dhe program artistik. Kështu më 17 shkurt, në ditën e shënimit të pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga ora 10.00 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ndërkaq në orën 12.00 mbahet Akademia solemne e Kuvednit Komunal e përcjellë me program artistik. Kjo akademi do të mbajet në sallën koncertale të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova.”
Nga aktivitetet kulturore vecojmë atë të ditës së shtune kur në Pallatin e kulturës Asim Vokshi organizohet promovimi i librit me titull “Edhe Zoti po flet shqip” të autorit Azgan Haklaj – President i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar. Ndërkaq nga aktivitet sportive ato kanë nisur të mbahen që nga e mërkura me garat në futboll, pingpong, shah dhe shigjetari.
Edhe subjektet politike të Gjakovës kanë parapri veprimtari kushtuar përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kështu me datën 17.02.2013 në orën 09:00 për nderë të 5 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, AKR-dega në Gjakovë do të vendosë në qendër të qytetit Panon me Flamuj të Shteteve që kanë njohur Kosovën si shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme që I japin vendit tonë. Po ashtu Dega e AKR-së do bëjë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës sonë.(gjakovapress.info)