Saturday, April 27, 2024
Lajme

 Shala: 14 të infektuar, mos bini pre e dezinformatave

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” edhe gjatë 24 orëve të shkuara ka vazhduar punën angazhuese dhe mobilizuese në shërbim të pacientëve për shërbime sekondare. Hilmi Shala, u.d. drejtorit, ka thënë se me vemendje të shtuar po përcjellin gjendjen me pandeminë dhe se tri rastet e fundit kanë ngritur numrin e të prekurve në Gjakovë në 14, siç ka deklaruar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Një rast i një gruaje shtatëzënë është udhëzuar nga mjekët tanë për në Prishtinë për shkak të komplikimeve në shtatzani, pa asnjë shenjë dyshimi me Covid 19, ndërkaq dy raste tjera kanë lidhje me kontaktet me personin e infektuar më parë”, ka thënë Shala.

Me paraqitjen e rasteve të reja, Shala ka thënë se po ka spekulime nëpër rrjetet sociale duke etiketuar emra të ndryshëm, ndërsa ka lutur që të shmangen grumbullimet e mëdha sic ndodhën me daten 14 Prill.

“Është shqetësuese dhe e pakuptueshme se si në rrjetet sociale po sillen gjithfarë dizinformatash duke etiketuar njerëz pa të drejtë lidhur me prekjen nga Covid 19. Adresa e vetme e informacioneve të sakta është Ministria e Shëndetësise, Instituti Kombëtarë i Shendetësisë, spitali për punën e vet dhe kryetari komunës për gjendjen në nivel të komunës.”, ka përfunduar Shala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *