Shëtitorja në sherbim të këmbësoreve deri me 3 janar
Sipas vendimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike do të ndërpritet qarkullimit i automjeteve në orët e mbrëmjes saktësisht prej orës 20.00 deri në ora 24.00 nga 27 dhjetor deri me 2 janar 2015.
Ndërprerja e qarkullimit të automjetëve do të bëhët nga kryqezimi i rrugëve “Nëna Tereze”dhe “Beqir Kastrati “ deri te kryqezimi i i rrugëve “Nëna Tereze” – “Abedin Tërbeshi”. Qëllimi i ndërprerjes së qarkullimit të automjeteve bëhët për krijimin e kushteve të volitshme për shetitore të cilën do të e shfrytëzojnë qytetaret e grupmoshave të ndryshme gjatë festave të fundvitit.