Suksesi në shkollat e mesme mbi 75 % pozitiv
Shkollarët janë në pushimet verore, ndersa analizat për vitin e sapoperfunduar shkollor vazhdojnë . Nga 5 mijë e 411 nxënës, sa i kanë vijuar mësimet në gjysmevjetorin e dytë në gjashtë Qendra të shkollimit të mesëm në Gjakovë, 4 mijë e 63 prej tyre ose 75.1%, e kanë mbyllë me sukses pozitiv vitin shkollor 2012/2013.
Bazuar në të dhënat e Drejtorisë komunale të arsimit, pjesa tjetër e shkollarëve të mesëm kanë pas nga një ose më shumë nota të dobëta. E kanë përsëritë vitin 192 nxënës ose 3.55% nga numri i gjithëmbarshëm i tyre, kurse të pa notuar kanë mbet 72 nxënës apo 1.33%.
Në gjysëmvjetorin e dytë, nxënësit kanë munguar në 121 mijë e 814 orë mësimi dhe më shumë se gjysma janë cilësuar të pa arsyeshme.